A jam unë vërtet shtatëzane?

Ndonjëherë gratë dyshojne të jenë shtatëzana, sepse kontakti i fundit i tyre seksual ishte i pambrojtur ose prezervativi mund të ishte dëmtuar gjatë aktit. Në shumicën e rasteve mungesa e menstruacioneve është një ngjarje e papritur dhe një shenjë e parë e shtatzënisë. Disa gra gjithashtu kanë perzjerjet tipike në mëngjes, kanë gjinj më të tensionuar se zakonisht, në pjesen e poshtme te barkut ndjejnë një tërheqje të dhimbshme ose ndihen të lodhura dhe pa fuqi.

Disa gra nuk vërejnë ndonjë ndryshim në trupin e tyre. Një cikël i parregullt është normal për shumë gra ose kushtëzuar nga rrethanat e tyre. Për këtë arsye femrat në këtë rast nuk e mendojne shtatëzanine si një shkak të vonimit të menstruacioneve. Gjithashtu mund të ndodhë që pavarësisht faktit të të qenurit shtatëzanë, gratë kanë hemorragji (të lehtë) rreth kohës se menstruacioneve që ato prisnin normalisht cdo muaj. Kjo ndodh si pasojë e implantimit te vezës së fekonduar në muret e mitrës dhe shpesh konfuzohet me një periudhë normale menstruale. Nëse vëreni këto shenja apo edhe dyshoni se kontracepsioni juaj ishte i pasigurt duhet të beni një test shtatzënisë sa më shpejt që të jetë e mundur. 


Ndryshimet fizike janë të ndryshme për cdo grua dhe nuk duhen marrë gjithnjë si pikë referimi. Vetëm një test shtatëzanie ju jep informacion të besueshëm. Sa më heret te bëni testin, aq më shumë kohë do te kini në favorin tuaj për të menduar, folur dhe mësuar në rast se testi është pozitiv

Testet e Shtatëzanise

Pregnancy test
Mënyra më e lehtë për të përcaktuar shtatëzaninë herët dhe me një besueshmëri të lartë është nëpërmjet testit të urinës. Ju mund ta blini këtë në Farmaci (rreth 14 €) dhe shumë lehtë për tu bërë vetë në kushtet e shtëpisë. Mjekët, klinikat ambulatore dhe qëndrat shëndetësore të grave gjithashtu ofrojnë teste të tilla.

Hormoni hCG (hormoni i shtatëzanise) zbulohet në urinë. Ky hormon prodhohet vetëm gjatë shtatëzanisë dhe mund të zbulohet me besueshmëri në testin e urinës 12 ditë pas fekondimit.

Nëse testi rezulton negativ ekzistojnë dy mundësi. Mundesia e parë, ju nuk jeni shtatzanë ose ishte shumë herët për te kryer këtë test. Për të qenë e sigurt, duhet të përsërisni testin pas 3-4 ditëve.

Në rast dyshimi, hormoni hCG gjithashtu mund të zbulohet nga një laborator në analizat e gjakut si edhe vlerat e sakta të këtij hormoni. Është e rëndësishme që ju të perdorni kontraceptivë edhe gjatë kësaj kohe .

Kontrolli Eko

Ultrasound examination
Një Kontroll nëpermjet ekos në zonën e barkut ose nëpërmjet rrugëve vaginale mund të japë informacione të mëtejshme. Kështu mund të përcaktohet java dhe muaji i sakte i shtatëzanise ose në rastin e binjakëve vendodhja e saktë të embrionit.

Megjithatë, ju mund të shihni diçka me anë të ultratingujve vetëm prej javës së 6 të shtatëzanisë. Para kësaj, embrioni dhe qesja amniotike janë kaq të vogla saqë nuk mund të shfaqen. Për këtë arsye, një test i urinës në shtatzëninë e hershme është më i besueshmi.