Aborti me anë të kirurgjisë

Si funksionon një abort kirurgjikal me mpirje lokale?

Surgical abortion (illustration)
I gjithë prozesi do të realizohet nëpërmjet anestezisë lokale të qafës së mitrës suaj dhe ju do të ndjeni vetëm 2-3 shpime shumë të vogla. Pasi ilaci të ketë vepruar, gjinekologu apo gjinekologia do të mundohen të zgjerojnë qafën e mitrës me vetëm pak milimetra deri sa një tub I holle plastik mund të arrijë në zgavren e mitres. Nëpërmjet këtij tubi do të bëhet e mundur thithja e Shtatëzanise si edhe përthithja e mureve të mitrës. Në përfundim të prozesit të përmendur më siper, do të bëhet kontrolli nëpërmjet ekos për tu siguruar nëse zgavra e mitrës dhe muret e saj kanë mbetur të pastra. Aborti nëpermjet rrugës kirurgjikale zgjat vetëm disa minuta. Menjëherë pas Trajtimit ju mund të ndjeni për një kohë të shkurtër prerje në pjesën e fundit të barkut, të ngjashme me dhimbjet e menstuacioneve. Këto dhimbje shkaktohen nga tkurrja e mitres duke qënë se zgavra e saj është tanimë bosh.

 

Procedura është e shkurtër dhe shoqërohet me pak dhimbje. Bëhet nga një mjek, por ju mund të ndiqni gjithçka. Kjo gjithashtu do të ndihmojë në korrigjimin e mendimeve të gabuara në lidhje me procedurën.

Si funksionon një abort kirurgjik nën narkozë?

Pasi gjithcka është bërë gati, anestezisti do të injektojë narkozën në venën tuaj ku edhe ju më pas do të flini shumë shpejt. Procesi i marrjes së narkozës mund të zgjasë deri në tre minuta. Gjatë kohës që ju jeni nën efektin e narkozës, mjeku gjinekolog do të zgjerojë qafën e mitrës me disa milimetra deri sa një tub i hollë plastik të arrijë në zgavrën e mitrës. Nëpërmjet këtij tubi do të bëhet përthithja e mureve të mitrës si edhe prishja e shtatëzanise. Procesi zgjat vetem pak minuta dhe nuk është i dhimbshëm. Në fund do të kontrollohet gjithcka nëpermjet ekos për tu siguruar qe në zgavrën e mitrës nuk ka asnjë mbetje. Këtu perfundon edhe procesi dhe ju do të zgjoheni nga narkoza.

Kur ju të zgjoheni, i gjithë procesi do të ketë përfunduar.

Krahasimi i abortit kirurgjik dhe atij mjekësor

Kostoja e abortit

Në Austri, shpenzimet e abortit fatkeqësisht nuk mbulohen nga sigurimi shëndetësor dhe gruaja duhet të paguajë vetë për të . (Pothuajse në të gjitha vendet e tjera të Evropës Perëndimore kostoja është paguar nga sigurimi, të paktën për të rinjtë dhe gratë në gjendje jo të mirë sociale. Përjashtim bejnë Irlanda, Lichtenstein, Malta dhe Monako, ku aborti është i ndaluar.)

Deri në javën e 10 te Shtatëzanis ë  € 560,-
Nga java e 10. deri n ë t ë 14 € 600,-

Në këtë cmim janë të gjitha kostot e përfshira, duke përfshirë përcaktimin e grupit të gjakut nëse është e nevojshme dhe të ashtuquajturës shiringës Rezus për gratë me llojin e gjakut rezus negativ.

Këto Kosto përfshijnë…

  • Këshillim rreth shtatëzanisë së padëshiruar
  • Këshillim për të gjetur metodën më të pershtatshme per ju
  • Pilulat në rastin e ndërprerjes se shtatëzanise në rrugë mjekësore
  • Ndërhyrja kirurgjikale, përfshirë këtu edhe Anestezinë (Narkozë totale ose anestezi lokale.)
  • Gjetja e grupit te gjakut dhe në rastin e një rezusi negativ,përfshihet këtu shiringa e rezusit.
  • Kujdesi i mëvonshëm