Klinikë abortesh dhe planifikimi familjar Gynmed

Një abort i krijon mundësine një femre të vazhdojë te ecë përpara me jetën e saj dhe të përmbushë përgjegjësitë e saj ndaj vetes, ndaj familjes, fëmijëve të saj dhe shoqërisë.

P. Lunneborg, 1992

Parimet tona

Një shtatëzani e padëshiruar është një ngjarje e zakonshme në jetën e një femre, e cila në pjesën më të madhe të rasteve ndodh papritur dhe ju gjen të papërgatitur. Në të tilla situata disa femra janë të sigurta per atë vendim që do të marrin. Por duke marrë parasysh rrethanat si edhe situatat e tjera, një vendim I tillë është jo vetëm I veshtirë per tu marrë por kërkon kohë si edhe këshillim nga njerëz të besuar.

Në rastin e prishjes së shtatzënisë është veçanërisht e rëndësishme që ju të ndermerrni vetë ketë vendimin si edhe të jeni të bindur që ky është vendimi i duhur për ju në këtë moment.

Një ekzaminim i imtësishëm me një mjek ose mjeke në fushën e gjinekologjise ose një konsultim me një qendër këshillimi mund të jenë të dobishme. Megjithatë kjo nuk është as e detyrueshme as parakusht për një abort.mehr


Calculate Pregnancy

Here you can calculate the age of your pregnancy. Insert the first day of your last menstruation:

Konsultat & Metodat

Përvoja jonë na lejon të jemi në cdo moment në dispozicionin tuaj gjatë konsultave, trajtimit si edhe kujdesit ne vazhdimësi. Për të mundësuar këtë gjë ne ndërlidhim mjekësine moderne me përkujdesin njerëzor.

Mirëqenia juaj fizike dhe mendore është interesi ynë i përbashkët.

Edhe nëse ju vini nga një shtet ose qytet tjetër, ju mund të përfitoni nga të gjitha trajtimet dhe konsultat tona.

Nëse ju keni marrë vendimin per të ndaluar shtatëzaninë atehere ju keni tre opsione aborti ne dispozicion për të zgjedhur.

 

Aborti mjekësor me Mifegyne®

Deri ne Javen e 9 te Shtatëzanise

Mifegyne® është nje medikament i cili ndërpret funksionin përkates të hormonit Luteinik (Progesteron). Pas marrjes së këtij medikamenti shatëzania juaj do të ndërpritet ashtu siç ndodh edhe me një abort spontan e të padëshiruar.

 

Packaging abortion pill Mifegyne Mifepristone (Mifegyne)®

Mifegyne® / Mifepristone është shumë efektiv gjatë gjithë shtatëzanisë. Megjithatë, dy ditë më vonë, shtimi i një hormoni tjetër të tipit prostaglandinë është i domosdoshëm dhe stimulon kontraktimin e mitrës, si edhe çon në daljen e qeses Amniotike. Nëse femra në këtë rast dëshiron të shohë qesen Amniotike të dalë jashtë trupit të saj atëherë ajo duhet të kontollojë Peceten (Fashon) e vendosur ose Tualetin. mehr

Aborti nëpërmjet rrugës kirurgjikale

Deri ne Javen e 14 te shtatëzanise

I gjithë prozesi do të realizohet nëpërmjet anestezisë lokale të qafës së mitrës suaj dhe ju do të ndjeni vetëm 2-3 shpime shumë të vogla. Pasi ilaci të ketë vepruar, gjinekologu apo gjinekologia do të mundohen të zgjerojnë qafën e mitrës me vetëm pak milimetra deri sa një tub I holle plastik mund të arrijë në zgavren e mitres. Nëpërmjet këtij tubi do të bëhet e mundur thithja e Shtatëzanise si edhe përthithja e mureve të mitrës. Në përfundim të prozesit të përmendur më siper, do të bëhet kontrolli nëpërmjet ekos për tu siguruar nëse zgavra e mitrës dhe muret e saj kanë mbetur të pastra. Aborti nëpermjet rrugës kirurgjikale zgjat vetëm disa minuta.mehr


Çfarë duhet të merrni parasysh

 

 

Nëse ju keni vendosur për një abort atëherë ka disa gjëra që duhet të merrni në konsideratë.

Përpara prishjes së shtatëzanisePas prishjes së shtatëzaniseAborti në një moshë të miturPyetje të shpeshtaEksperiencat e disa grave


Shpenzimet

Në Austri, kostot e nje aborti nuk mbulohen nga sigurimet shëndetësore ashtu ndodh rëndom në të gjitha vendet e tjera të Evropës perëndimore. Për një ndërprerje të shtatëzanisë ne llogarisim një shumë gjithëpërfshirëse dhe pa kosto shtesë:

Deri në javën e 10 te Shtatëzanis ë  € 560,-
Nga java e 10. deri n ë t ë 14 € 600,-

Kostoja është e njëjtë për të gjitha metodat që mund të ndiqen, pa marrë parasysh se cila metodë është përdorur.

Pagesa me kartën e debitit është në dispozicion në Gynmed Ambulatorium Vienna.

Këto Kosto përfshijnë…

  • Këshillim rreth shtatëzanisë së padëshiruar
  • Këshillim për të gjetur metodën më të pershtatshme per ju
  • Ekzaminimi gjinekologjik dhe konsulta me mjekun
  • Pilulat në rastin e ndërprerjes se shtatëzanise në rrugë mjekësore
  • Ndërhyrja kirurgjikale, përfshirë këtu edhe Anestezinë (Narkozë totale ose anestezi lokale.)
  • Gjetja e grupit te gjakut dhe në rastin e një rezusi negativ,përfshihet këtu shiringa e rezusit. 
  • Kujdesi i mëvonshëm

Vendndodhja e Klinikës dhe si mund të na gjeni.


Ekipi nën drejtimin e specialistit të fushes Dr. Christian Fiala përbëhet nga specialistë në gjinekologji dhe obstetrikë, specialistë në anestezi, infermierë të certifikuar, këshilltarë socialë dhe psikologë.

I gjithë stafi ka shumë vite përvojë në kujdesin dhe trajtimin e grave në rastin e një shtatëzanie të padeshiruar.

Aborti mjekësor u prezantua nga ekipi në janar 1999 në Austri dhe aplikohet që atëherë rregullisht. (www.abtreibung.at)

Vienna: Klinika Gynmed

Map Gynmed Clinic Vienna near Westbahnhof

Mariahilfergürtel 37, 1150 Vienna

Trajtimi është i mundur vetëm pas orarit dhe takimit të përcaktuar më herët nëpërmjet telefonit:

[gynmed:Numër Telefoni-vienna]
[gynmed:Kontakt-email]

Klinika ndodhet shumë pranë Westbahnhof. Sapo ju dilni nga Westbahnhof, duhët të merrni drejtimin djathtas, nga rruga e jashtme e Mariahilferstraße dhe më pas duke marre drejtimin poshtëm te Mariahilfergürtel. Ne jemi ndertesa e dyte nga krahu i djathte i rruges. (Mariahilfergürtel i jashtëm)

Salzburg: Klinika Gynmed ne Spitalin Shteteror

Map Gynmed Clinic at the Salzburg Regional Hospital

[gynmed:adresa-salzburg]

Trajtimet vetëm sipas orareve të parapërcaktuara nëpërmjet telefonit.

[gynmed:Numër Telefoni-salzburg]
[gynmed:Kontakt-email]

Ne mund të na gjeni në ndertesën pas Farmacisë, hyrja 14 dhe brënda Klinikes se Salzburgut ju do të shihni 'Gynmed Ambulanz'.


Metodat Kontraceptive

Condoms

Rreth temës së mbrojtjes kontraceptive, klinika Gynmed vendos ne dispozicionin tuaj këto informacione

  • Konsultë per metodat e ndryshme
  • Vendosja ose heqja e spirales se bakrit (Kupfer-Spirale) ose Spiralja Hormonale ( Hormonspirale Mirena®) (Vetëm nën referimin dhe mbikqyrjen e mjekut gjinekolog)
  • Vendosja ose heqja e Implantatit te quajtur Implantats Implanon®  (vetëm nën referimin dhe kujdesin e mjekut gjinekolog)
  • Përshtatja dhe rregullimi i Diafragmës (Diaphragmas)
  • Pilula e emergjencës (parandalon fillimin e një shtatëzanie pas kontaktit seksual të pambrojtur)
  • Testi i shtatëzanisë ose hetimi në rast të nje shtatzënisë të dyshuar